“Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri, gjatë haxhit në të cilin i Dërguari i Allahut ﷺ ia kishte lënë atij për ta udhëhequr, para haxhit lamtumirës e dërgoi atë me disa të tjerë për të thirrur ndër njerëz se pas këtij viti asnjë jobesimtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf rreth Qabesë duke qenë i zhveshur. Humejdi thoshte: “Dita e Bajramit u quajt dita e Haxhit të Madh (në suren Teube), për shkak të hadithit të Ebu Hurejrës.””