“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ismaili se Zejd ibn Vehbiu tregon: “Qemë në një ndejë te Hudhejfe kur tha: “Nga personat e përfshirë në këtë ajet nuk kanë mbetur më shumë se tre sosh, kurse nga radhët e hipokritëve jo më shumë se katër sosh. Një beduin i tha: “Ju, shokët e Muhamedit ﷺ, po na tregoni, sepse ne nuk dimë, por ç'është puna e atyre që po na hyjnë nëpër shtëpi dhe po na i vjedhin pasuritë më të vlefshme.” Hudhejfe iu përgjigj: “Ata janë të rebeluarit! (Dhe vazhdoi:) Por, prej tyre nuk kanë mbetur më shumë se katër sosh. Njëri prej tyre është plak i moshuar, i cili, edhe po të pinte ujë të freskët, nuk do ta ndiente freskinë e tij.””