“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Habani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Thabiti, e këtij i ka treguar Enesi se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Duke qenë në shpellë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i pashë gjurmët e idhujtarëve dhe i thashë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, sikur ndonjëri prej tyre ta ngrijë këmbën, do të na shohë.” Ai tha: “Çfarë mendon për dy veta, i Treti i të cilëve është Allahu?””