“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Ibn Ebu Mulejke tregon se, pas mosmarrëveshjes që ndodhi mes Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe Ibn Zubejrit, unë thashë (Abdullah ibn Zubejri): “Baba e kishte Zubejrin, nënë Esmën, hallë Aishen, gjysh Ebu Bekrin dhe gjyshe Safijën.” (Abdullah ibn Muhamedi) tha: “I thashë Sufjanit (ibn Ujejnes): “Po senedi?” Më tha: “Na ka treguar, - ndërkohë u preokupua me një person, - dhe nuk e përmendi Ibn Xhurejxhin fare.””