“Bishr ibn Halid Ebu Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Kur u urdhëruam për të dhënë lëmoshë, punonim si hamej. Kështu, Ebu Akili solli një gjysmë saë (ushqim), kurse një tjetër solli një sasi shumë më të madhe se ai. Hipokritët thanë: “Allahu nuk ka nevojë për sain e këtij, kurse ai tjetri e bëri për syefaqësi.” Atëherë zbriti ajeti: “Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.” (Teube, 79)”