“Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: I kam thënë Ebu Usames: A ju ka treguar Zaide, e ky nga Sulejmani, e ky nga Shekiku se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na porosiste të jepnim lëmoshë, prandaj disa nga ne punonim si hamej për të sjellë dy grushte lëmoshë. Ndërkaq, sot, disa nga këta posedojnë njëqind mijë (dinarë). Shekik ibn Seleme thotë se më dukej se Ebu Mesudi aludonte në veten e tij.””