“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubeji, i biri i tij, Abdullah ibn Abdullahu, erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ për t'ia kërkuar këmishën që ta përdorë si qefin për të atin. I Dërguari i Allahut ﷺ ia dha. Pastaj kërkoi që Pejgamberi ﷺ t'ia falë namazin, prandaj ai u ngrit për t'ia falur namazin, por Omeri e kapi për rrobe dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, po ia fal këtij namazin, ndërkohë Zoti yt ta ka ndaluar?” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Allahu më ka lënë të zgjedh dhe ka thënë : “U lute për ta apo nuk u lute (o Muhamed), edhe sikur ti të kërkosh falje për ta shtatëdhjetë herë...” , (Teube, 80) andaj unë do të shtoj më shumë se shtatëdhjetë herë.” Omeri këmbënguli duke thënë: “Por ai ka qenë hipokrit.” I Dërguari i Allahut ﷺ ia fali namazin, e atëherë zbriti ajeti: “Asnjërit prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje)...” (Teube, 84)”