“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Muhamed ibn Abad ibn Xhaferi tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) lexoi ajetin: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre...” Unë e pyeta: “O Ibn Abas, çfarë nënkupton pjesa: “... i përulin gjokset e tyre...” ? Ai më tha: “Fjala është për personin që turpërohej kur bënte marrëdhënie intime me bashkëshorten ose turpërohej kur zhvishej (për të kryer nevojën fiziologjike). Kështu, zbriti ajeti: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre, që të fshihen nga Ai...” (Hud, 5)”