“Hasen ibn Muhamed ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Haxhaxhi, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Muhamed ibn Abad ibn Xhaferi tregon se e ka dëgjuar Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke lexuar: “Ah! Në të vërtetë, ata i përulin gjokset e tyre...”, prandaj e pyeti rreth këtij ajeti, e në atë rast ai u përgjigj: “Fjala është për disa persona të cilëve u vinte turp të zhvisheshin gjatë kryerjes së nevojës a gjatë marrëdhënieve intime me bashkëshortet e tyre. Domethënë, ky ajet zbriti për ta.””