“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, hebrenjtë e agjëronin ditën e Ashures dhe thanë: “Në këtë ditë Musai triumfoi kundrejt Faraonit.” Rrjedhimisht, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha shokëve të vet: “Ju jeni më meritorë për Musain se ata, prandaj agjërojeni këtë ditë!””