“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu Fuqiplotë ka thënë: “Jep, të të jap.” Po ashtu, Ai ka thënë: “Dora e Allahut është plot, dhënia kurrsesi nuk e pakëson, lëshon mirësi në vazhdimësi, ditë e natë.” Dhe ka thënë: “A nuk i keni parë begatitë që ka dhënë qëkurse e ka krijuar Qiellin dhe Tokën?! Ato kurrsesi nuk kanë pakësuar mirësitë në Dorën e Tij. Arshi (Froni) i Tij ka qenë mbi ujë dhe në Dorën e Tij ndodhet peshoja, të cilën herë e ul, herë e ngre.” ﴾اعْتَرَاكَ﴿ (Iëterake): të kanë goditur (54); ﴾آخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا﴿ (Ahidhun bi nasijetiha): në pushtetin dhe sundimin e Tij (56); ﴾عَنِيدٍ﴿ (Anid): kokëfortë (59); ﴾وَيَقُولُ الْأَشْهَادُ﴿ (Eshhad): dëshmitarët (18); ﴾اسْتَعْمَرَكُمْ﴿ (Istamerakum): ju ka bërë banorë të saj (61); ﴾نَكِرَهُمْ﴿ (Nekirahum): nuk i pëlqeu (70); ﴾حَمِيدٌ مَّجِيدٌ﴿ (Hamidun Mexhidun): i Falënderuar dhe i Lavdëruar (73); ﴾سِجِّيلٍ﴿ (Sixhil): diçka e vrazhdë dhe e madhe (82).”