“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi dhe Hishami, e këtyre u ka treguar Katadja se Safvan ibn Muhrizi tregon: “Teksa Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po kryente tavafin, një burrë i doli përpara dhe i tha: “O Ebu Abdurrahman, - ose ka thënë: O Ibn Omer, - e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për çastet kur Allahu do t'i flasë robit në vetmi (Ditën e Gjykimit)?” Ai iu përgjigj: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Besimtari i afrohet Zotit të vet, i Cili do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta pyesë për mëkatet e tij: “Të kujtohet filan mëkati?” R obi thotë dy herë: “Po, më kujtohet, o Zoti im!” Allahu i drejtohet: “Ta kam mbuluar në dynja, ndërsa sot po ta fal.” Pastaj paloset fletushka e veprave të tij të mira. Ndërkaq, të tjerët ose jobesimtarët, thirren në mesin e dëshmitarëve duke u thënë: “Këta gënjenin për Zotin e tyre.” Shejbani transmeton nga Katadja: “Na ka treguar Safvani.””