“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Burejd ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë”, pastaj lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)”