“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Kush është njeriu më i ndershëm?” Ai u përgjigj: “Njeriu më i ndershëm tek Allahu është më i devotshmi.” Thanë: “Nuk po pyesim për këtë.” Ai tha: “Atëherë, Jusufi, i dërguari i Allahut, i biri i të dërguarit të Allahut (Jakubit) , i biri i të dërguarit të Allahut (Is'hakut) , i biri i mikut të Allahut (Ibrahimit) .” I thanë: “As për këtë nuk po të pyesim.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Po më pyesni për rrënjët e arabëve? Më i miri i tyre në injorancë është më i miri edhe në Islam, nëse e kuptojnë fenë.” Transmetimin e Abdes e fuqizon Ebu Usame nga Ubejdullahu.”