“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi. Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejriu, e këtij i ka treguar Junus ibn Jezid Ejliu, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullahun se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, - gjatë rrëfimit të saj për ndodhinë kur shpifësit kishin shpifur për të, por, më pas, Allahu e kishte pastruar nderin e saj, - tregon se Pejgamberi ﷺ i kishte thënë: “Në qoftë se je e pafajshme dhe e dëlirë, Allahu së shpejti do ta shpallë pastërtinë tënde, por, në qoftë se ke bërë gjynah, atëherë kërko falje tek Allahu dhe pendohu!” Ajo kishte thënë: “Betohem në Allahun se nuk gjej dot shembull tjetër, përveçse atë të babait të Jusufit ﷺ, i cili ka thënë: “Por, durimi është më i mirë! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju.” (Jusuf, 18) Atëherë Allahu shpalli: “Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush...” (Nur, 11-20) dhjetë ajetet.”