“Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Husajni, e ky nga Ebu Vaili, e këtij i ka treguar Mesruk ibn Exhdai se Umu Rumani, nëna e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me to), tregon: “Teksa po qëndroja afër Aishes, të cilën e kishte kapluar zjarrmi a, Pejgamberi ﷺ tha: “Ndoshta (e ka kapluar zjarrmi a) për shkak të shpifjes që i është bërë.” I thashë: “Ashtu është.” Atëherë Aishja u ul dhe tha: “Kjo gjendje mes meje dhe jush shëmbëllen me Jakubin dhe bijtë e tij, (i cili pati thënë): “Nuk është kështu, por ju keni sajuar diçka (tjetër nga sa thoni). Por, durimi është më i mirë! Allahut i kërkoj ndihmë kundër asaj që po tregoni ju.” (Jusuf, 18)”