“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Urve tregon se e ka pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth ajetit: “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën...” (Jusuf, 110) a lexohet pastaj si: “janë shpallur gënjeshtarë (nga popujt e tyre), apo ka thënë: “janë braktisur (nga Allahu Fuqiplotë)”? - Populli i tyre i shpalli gënjeshtarë, - tha Aishja. - Por ata ishin plotësisht të bindur se populli i tyre i kishte përgënjeshtruar e nuk ka qenë vetëm hamendje, - tha Urve. - Po, ata kanë qenë plotësisht të bindur se populli i ka përgënjeshtruar, - tha Aishja. - Atëherë, ndoshta ajeti e ka kuptimin: “... dhe menduan se janë braktisur (nga Allahu Fuqiplotë)”? - pyeti Urve sërish. - Allahu na ruajttë! Pejgamberët asnjëherë nuk mendonin diçka të tillë për Zotin e tyre, - tha Aishja. - E si qëndron puna e këtij ajeti, pra? - pyeti Urve. - Aty, fjala është për pasuesit e pejgamberëve, të cilët kishin besuar Zotin e tyre dhe u kishin besuar pejgamberëve, por sprova u zgjati shumë dhe u vonua ndihma, saqë pejgamberët nuk kishin më shpresa te pjesa tjetër e popullit që i përgënjeshtronin dhe menduan se edhe pasuesit e tyre i kishin përgënjeshtruar, atëherë u erdhi ndihma e Allahut.”