“Seid ibn Telidi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Bekër ibn Mudarri, e ky nga Amër ibn Harithi, e ky nga Junus ibn Jezidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë : “Allahu e mëshiroftë Lutin, ai veç kishte mbështetjen e një përkrahësi të fortë (Allahut) ! Dhe, sikur të qëndroja në burg aq sa ka qëndruar Jusufi, do t'i përgjigjesha ofertës së thirrësit. Ne jemi më të prirë për të dyshuar sesa Ibrahimi ﷺ kur Allahu i ka thënë: “A nuk beson? - Besoj, - iu përgjigj Ibrahimi, por dëshiroj të më qetësohet zemra.” (Bekare, 260)”