“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Meani, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çelësat e fshehtësisë janë pesë, të cilat, përveç Allahut ﷻ, nuk i di askush: 1. “Askush, përveç Allahut, nuk e di ç'do të ndodhë nesër; 2. Askush, përveç Allahut, nuk e di ç'ka në mitra 1 ; 3. Askush, përveç Allahut, nuk e di kur do të bjerë shi; 4. Askush nuk e di ku do të vdesë, dhe 5. Askush, përveç Allahut, nuk e di se kur do të ndodhë Kiameti.””