“Ubejd ibn Ismaili më ka transmetuar nga Ebu Usame, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfen: “Një ditë, teksa po qëndronim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, tha: “Më tregoni për një pemë, që i shëmbëllen muslimanit, gjethet e së cilës as shkunden e as, e as, e as dhe çdoherë jep fruta!” Mua më ra ndërmend pema e hurmës, mirëpo ngurrova të flisja, sepse aty ishin edhe Ebu Bekri e Omeri. Por, kur ata nuk folën, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ajo është pema e hurmës.” Kur dolëm prej aty, i thashë babait: “O baba! Betohem në Allahun se unë paraprakisht e kisha në mendje pemën e hurmës.” Ai tha: “Çfarë të pengoi ta thoshe, pra?” I thashë: “Ju pashë ju të mos flisnit, prandaj ngurrova të thosha diçka.” Omeri m'u drejtua: “Sikur ta thoshe, do të ishte më e dashur për mua se kush e di sa gjëra të tjera!””