“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Seid ibn Mualai tregon: “Teksa po falesha në xhami, Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dhe më thirri, por unë nuk iu përgjigja derisa e kreva namazin. Kur shkova, më tha: “Çfarë të pengoi të vish?” I thashë: “Isha duke u falur.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: “O ju besimtarë! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret!” ? (Enfal, 24) Pastaj më tha: “Do të ta mësoj suren më madhështore në Kuran, para se të dalësh prej xhamisë?” Kur deshi të dalë (prej xhamisë), ia kujtova atë që më tha më herët, e në atë rast m'u drejtua: “Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve. (Fatiha, 1) Ajo është shtatëshja e përsëritur dhe Kurani madhështor që më është shpallur.””