“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Meani, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u tha shokëve të vet: “Mos kaloni nëpër vendet e këtyre popujve (të dënuar) , përveçse duke qarë (e duke marrë mësim) . E, nëse nuk mund të qani, atëherë mos kaloni nëpër to fare, që të mos ju godasë ajo që i ka goditur ata.””