“Abdani na ka thënë: Na ka treguar Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi. [t]: Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Natën kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e ngritën në qiell, në Jerusalem, ia sollën dy enë, njërën me verë, kurse tjetrën me qumësht. Ai i shikoi dhe mori qumështin, e në atë rast Xhibrili i tha: “Falënderimi i takon Allahut që të udhëzoi të zgjedhësh natyrshmërinë! Sikur ta merrje verën, umeti yt do të devijonte.””