“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur kurejshët më përgënjeshtruan (pas Israsë) , shkova te hixhri dhe Allahu ma shfaqi Xhaminë e Aksasë. Kështu, teksa po e shikoja, fillova t'ua përshkruaja tiparet e saj.” Në një transmetim tjetër qëndron: “Pas ndodhisë së Israsë, kur kurejshët më përgënjeshtruan...” ﴾قَاصِفًا﴿ (Kasifen): erë që rrënon çdo gjë (69).”