“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), tek ajeti: “... kërkojnë t'i afrohen Zotit të tyre...”, (Isra, 57) ka thënë: “Disa njerëz adhuronin disa xhinë. Xhinët u bënë muslimanë, kurse njerëzit vazhduan t'i adhuronin ata. Atëherë zbriti ajeti: “Thuaj: Thirrini ata që ju i adhuroni përveç Tij!” (Isra, 56)”