“Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për ajetin: “Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t'i afrohen Zotit të tyre...”, (Isra, 57) ka thënë: “Fjala është për disa xhinë, të cilët adhuroheshin nga njerëzit, që pastaj (xhinët në fjalë) u bënë muslimanë.””