“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ikrime se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), në lidhje me fjalën e Allahut: “ E atë pamjen që të treguam (natën e Miraxhit) e bëmë vetëm sprovë për njerëzit ...”, (Isra, 60) ka thënë: “Ishte pamje reale, që të Dërguarit të Allahut ﷺ iu mundësua ta shohë natën kur u bart në Bejtu Makdis (xhaminë Aksa). Ndërkaq, për fjalët: “...dhe pemën e mallkuar në Kuran...” (Isra, 60) ka thënë: “Fjala është për pemën zekum.””