“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme dhe Ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Namazi me xhemat është njëzet e pesë herë më i vlefshëm se ai në vetmi. Melekët e natës dhe të ditës bashkohen në namazin e sabahut.” Ebu Hurejra thotë: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “... dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga melekët) .””