“Ismail ibn Ebani më ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e ky nga Adem ibn Aliu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ditën e Kiametit, njerëzit do të ecin në grupe. Secili umet do ta pasojë pejgamberin e vet duke i thënë: “O filan, ndërmjetëso!” Derisa kjo kërkesë për ndërmjetësim të përfundojë tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Ajo do të jetë dita kur Allahu ia jep pozitën e lavdëruar (Mekami Mahmudin).””