“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ebu Mameri se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në Mekë (pas Çlirimit), përreth Qabesë gjendeshin diku treqind e gjashtëdhjetë puta. Ai i shtynte me një shkop, që e kishte në dorë, dhe thoshte: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua...”; (Isra, 81) “E vërteta erdhi, kurse e pavërteta është fshirë e nuk mund të shfaqet përsëri.” (Sebe, 49)”