“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Alkame se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecnim në kopsht me Pejgamberin ﷺ, i cili po mbështetej në një shkop, një grup hebrenjsh kaluan pranë dhe disa prej tyre u thanë të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin.” Ai u tha: “Çfarë po ju mundon?” Disa thoshin: “Mos e pyetni, se ndoshta ju jep ndonjë përgjigje që s'ju pëlqen.” Por, ata thanë: “Pyeteni!” Si rrjedhojë, e pyetën për shpirtin. Pejgamberi ﷺ heshti dhe nuk iu përgjigj asgjë. Atëherë kuptova se po i vinte shpallja dhe u largova pak. Kur shpallja përfundoi, u tha: “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (Isra, 85)”