“Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë dhe as me zë tepër të ulët...”, (Isra, 110) ka thënë: “Ky ajet ka zbritur gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut qëndronte fshehur në Mekë. Kur ua falte namazin shokëve të vet, e ngrinte zërin duke lexuar Kuran. Me ta dëgjuar idhujtarët, e shanin Kuranin, Atë që e ka zbritur dhe atë që e ka përcjellë.” Prandaj, Allahu iu drejtua të Dërguarit të Tij ﷺ: “Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë...”, që ta dëgjojnë idhujtarët, sepse në atë rast do ta shanin Kuranin, “... dhe as me zë tepër të ulët...” , saqë shokët e tu të mos e dëgjojnë, “... por kërko një rrugë të mesme.””