“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri se Musab ibn Sad ibn Ebu Vekasi tregon: “E pyeta babanë tim rreth ajetit: “Thuaj: “A doni t'ju tregoj për më të dështuarit në punët e tyre” (Kehf, 103) se mos vallë është fjala për haruritë, e në atë rast ai më tha: “Jo, fjala është për hebrenjtë dhe të krishterët: hebrenjtë e përgënjeshtruan Muhamedin ﷺ, kurse të krishterët mohuan Xhenetin dhe thanë se aty nuk ka as ushqim, as pije. Sa u përket harurive, ata e shkelin besën dhënë Allahut.” Sadi ata i quante me epitetin “të rebeluarit”.”