“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Para Islamit) punoja si farkëtar në Mekë. As ibn Vail Sehmiut i punova një shpatë, por, kur shkova t'ia kërkoj pagesën, më tha: - Nuk të jap asgjë, derisa ta mohosh Muhamedin. - Nuk e mohoj Muhamedin ﷺ derisa Allahu të ta marrë shpirtin e të të ringjallë sërish, - ia ktheva. - E po, pasi Allahu të ma marrë shpirtin dhe të ringjallem, do të furnizohem me pasuri dhe me djem (pastaj ta kthej borxhin), - tha As ibn Vaili. Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?! A mos ndoshta ai e di të padukshmen apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?” (Merjem, 77-78) Ndërkaq Eshxhaiu nuk ka transmetuar nga Sufjani se ka thënë: “Shpatën apo premtimin (meuthika).””