“Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky e ka dëgjuar Ebu Duhanë, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para Islamit punoja si farkëtar. As ibn Vaili më kishte një borxh dhe, kur vajta për t'ia kërkuar, më tha: - Nuk ta kthej derisa ta mohosh Muhamedin. - Jo, për Allahun, nuk bëj kufër derisa Allahu të ta marrë shpirtin e të të ringjallë sërish, - ia ktheva. - Në rregull, pra, më lër të vdes dhe të ringjallem, të furnizohem me pasuri e me djem, pastaj ta kthej borxhin, - tha As ibn Vaili. Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?!” (Merjem, 77)”