“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para Islamit punoja si farkëtar. As ibn Vaili më kishte një borxh dhe, kur vajta për t'ia kërkuar, më tha: - Nuk ta kthej derisa ta mohosh Muhamedin ﷺ. - Nuk e mohoj atë derisa të vdesësh e të ringjallesh sërish, - ia ktheva. - Do të ringjallem pas vdekjes? - tha ai. -Në rregull, pra, borxhin do të ta kthej pasi të bëj pasuri e fëmijë (pas ringjalljes). Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?! A mos ndoshta ai e di të padukshmen apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi? Kurrsesi! Ne do ta shënojmë atë që flet dhe do t'ia zgjasim vuajtjen. Ne do t'ia marrim atij gjithçka për të cilat flet e ai te Ne do të vijë i vetëm.” (Merjem, 77-80)”