“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Jezidin se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), për suret: Isra (Benu Israilët), Kehf, Merjem, Taha dhe Enbija, ka thënë se janë ndër suret e para të hershme. Katadja ka thënë: ﴾جُذَاذًا﴿ (Xhudhadhen): I bëri copa (58). Haseni ka thënë: ﴾فِي فَلَكٍ﴿ (Fi felekin): Sikur rrotka e boshtit të tjerrjes (33). ﴾يَسْبَحُونَ﴿ (Jesbehun): Sillen. Ibn Abasi ka thënë: ﴾نَفَشَتْ﴿ (Nefeshet): Kanë kullotur natën (78). ﴾يُصْحَبُونَ﴿ (Jus'habun): Ndalohen (43). ﴾أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً﴿ (Umetukum umeten vahideten): Feja juaj është fe e vetme (92). Ikrime ka thënë: ﴾حَصَبُ﴿ (Hasabu): Në gjuhën abisinase: drunjtë (98). Disa të tjerë kanë thënë: ﴾أَحَسُّوا﴿ (Ehasu): E parashikuan (12). ﴾خَامِدِينَ﴿ (Hamidin): Të shuar (15). ﴾حَصِيدًا﴿ (Hasiden): I shkulur. ﴾لَا يَسْتَحْسِرُونَ﴿ (La jestahsirune): Nuk lodhen (19). E kësaj baze është edhe fjala: ﴾حَسِيرٌ﴿ (Hasirun): E ndala devenë time (Mulk, 4). ﴾نُكِسُوا﴿ (Nukisu): I kthehen (vetes) (65). ﴾صَنْعَةَ لَبُوسٍ﴿ (Lebus): Mburojat (80). ﴾تَقَطَّعُوا أَمْرَهُم﴿ (Tekattau emrahum): Janë përçarë (93). ﴾حَسِيسَهَا﴿ (Hasiseha): Zë i ulët (102). ﴾آذَنَّاكَ﴿ (Adhennake): Ta kemi mësuar (Fusilet, 47). ﴾آذَنتُكُمْ﴿ (Adhentukum): Kur t'ia bësh me dije (109). ﴾عَلَىٰ سَوَاءٍ﴿ (Ala sevain): Ti dhe ai jeni të barabartë, nuk i mashtron (109). Muxhahidi ka thënë: ﴾لَعَلَّكُمْ تُسْأَلُونَ﴿ (Lealekum tus'elun): Ndoshta do ta kuptoni (13). ﴾ارْتَضَىٰ﴿ (Irteda): Është i kënaqur (28). ﴾التَّمَاثِيلُ﴿ (Et temathil): Idhujt (52). ﴾السِّجِلِّ﴿ (Es sixhil): Fletushka (104).”