“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire ibn Numani, - dijetar nga Nehaiu, - e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ gjatë ligjërimit ka thënë: “Do të ringjalleni para Allahut këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë” , (Enbija, 104) pastaj vazhdoi: “I pari nga krijesat që do t'i vishen rrobat Ditën e Kiametit do të jetë Ibrahimi. Pastaj sillen disa pjesëtarë të umetit tim, të cilët do të rrëmbehen nga e majta, kurse unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi!” Por, më thonë: “Ti nuk e di se çfarë risish kanë shpikur pas teje.” Atëherë, unë do të them ashtu siç ka thënë robi i mbarë (Isai ﷺ): “Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre...” (Maide, 117) Atëherë më thuhet: “Qëkurse je ndarë prej tyre, këta (të rrëmbyerit) janë kthyer në injorancë.””