“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Hashimi, e ky nga Ebu Mixhlezi, e ky nga Kajs ibn Ubadi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) betohej se ajeti: “Këta janë dy kundërshtarë (grupe) që grinden për Zotin e tyre...” (Haxh, 19) ka zbritur për ata që kishin hyrë në dyluftim ditën e Bedrit: për Hamzain dhe dy shokët e tij (Aliun dhe Ubejde ibn Harithin), kundër Utbes dhe dy shokëve të tij (Shejbes dhe Velid ibn Utbes). Këtë e ka transmetuar edhe Sufjani nga Ebu Hashimi. Ndërkaq Othmani e transmeton nga Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Hashimi, e ky nga Ebu Mixhlezi si fjalë të këtij të fundit.”