“Ibrahim ibn Harithi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Bukejri, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Ka nga njerëzit që adhuron Allahun me mëdyshje (luhatshëm)...”, (Haxh, 11) ka thënë: “Kishte njerëz që vinin në Medinë dhe, pasi që bëheshin muslimanë, nëse gruaja i lindte djalë e i shtoheshin kuajt, ai thoshte: “Kjo fe është e mirë.” E, nëse nuk i lindte gruaja e as i shtoheshin kuajt, ai thoshte: “Kjo fe është e keqe.””