“Sulejman ibn Davud Ebu Rebia më ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e ky nga Zuhriu se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, çfarë thua për një burrë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë?” Atëherë, për çështjen e tyre, Allahu zbriti ajetet që përmenden në Kuran për mallkimin e ndërsjellë (lianin). I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Gjykimi ka zbritur për ty dhe për gruan tënde.” Ata dy mallkuan njëri-tjetrin, ndërkohë unë isha i pranishëm, tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Pas kësaj ai e shkurorëzoi gruan dhe mbeti traditë që bashkëshortët, pasi të mallkojnë njëri-tjetrin, të ndahen. Ajo kishte mbetur shtatzënë, kështu që burri e mohonte atësinë, andaj djali i saj thirrej në emër të nënës. Po ashtu, mbeti traditë në trashëgimi që ai (fëmija) të trashëgojë prej saj dhe ajo të trashëgojë prej tij atë që Allahu kishte caktuar për të.””