“Mukadem ibn Muhamed ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar xhaxhai im Kasim ibn Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, - i cili e ka dëgjuar atë, - e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, një burrë e akuzoi gruan e tij (për zina) dhe mohoi atësinë e fëmijës së saj. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëroi (që të mallkohen) dhe ata u mallkuan ashtu siç ka thënë Allahu. Pastaj gjykoi që fëmija t'i takojë nënës, ndërsa mallkuesit i ndau nga njëri-tjetri.””