“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Hasan ibn Thabiti shkoi tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i kërkoi leje për të hyrë. Unë i thashë: “A këtij po i jep leje vallë?” - A nuk e ka goditur atë dënim i madh?! - më tha Aishja. Sufjani shton: “Kishte për qëllim verbërinë e tij.” Hasani recitoi: "E ndershmja, e urta, për dyshime nuk akuzohet, E uritur qëndron, dhe mishit të të ndershmeve nuk i afrohet.” Aishja ia ktheu: “Por ti (nuk je ashtu).””