“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e këtë e ka lajmëruar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha se Mesruku tregon: “Kur Hasan ibn Thabiti shkoi tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i recitoi: "E ndershmja, e urta, për dyshime nuk akuzohet, E uritur qëndron, dhe mishit të të ndershmeve nuk i afrohet.” Atëherë Aishja i tha atij: “Por ti nuk je ashtu.” E pyeta Aishen: “Pse po e lejon të tillin të vijë te ti, kur Allahu i Madhëruar ka thënë: “... kurse atë që ka shpifur më shumë...” (Nur, 11) - E po, a ka dënim më të madh se verbëria? Megjithatë, ai e mbronte të Dërguarin e Allahut ﷺ me poezitë e tij, - tha Aishja.””