“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Junus ibn Muhamed Bagdadi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti: - O i Dërguari i Allahut, si ndodh që jobesimtari të ringjallet (e të ecë) duke u zvarritur me fytyrën e tij? - “A nuk ka mundësi Ai që e ka bërë të ecë me dy këmbë në dynja ta bëjë të ecë me fytyrë në Ditën e Kiametit?!” - tha Pejgamberi ﷺ. Katadja tha: “Ashtu është, pasha krenarinë e Zotit tonë!””