“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri dhe Sulejmani, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Ebu Mejsera, e ky nga Abdullahu. Vasili na ka transmetuar nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Unë ose një tjetër e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Cili është mëkati më i madh tek Allahu?” - “T'i bësh ortak Allahut, ndërkohë që Ai të ka krijuar”, - u përgjigj Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cili? - pyeta. - “Ta mbytësh fëmijën tënd nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” - Pastaj cili? - “Të bëhet zina me gruan e fqinjit.” Më pas, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin miratues të fjalës së të Dërguarit të Allahut ﷺ: “ Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina.” (Furkan, 68)”