“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Kasim ibn Ebu Beze tregon: “E pyeta Seid ibn Xhubejrin: “A ka pendim për atë që vret qëllimisht një besimtar?” - dhe ia citova ajetin: “Dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë.” (Furkan, 68) Seidi më tha: “Unë ia citova këtë ajet Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ashtu siç ma citove ti, e ai më tha: “Ky ajet është mekas, të cilin e ka shfuqizuar ajeti medinas, që gjendet në suren Nisa.””