“Ismaili na ka thënë: Na ka treguar vëllai im, e ky nga Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ibrahimi ﷺ do ta takojë babanë e tij (në Ditën e Kiametit) dhe do të thotë: “O Zot, më ke premtuar se nuk do të më turpërosh ditën kur njerëzit do të ringjallen!” Allahu i thotë: “Unë e kam bërë të ndaluar Xhenetin për jobesimtarët.””