“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se babai i tij Musejebi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi tek ai, ku gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdullah ibn Ebu Umeje ibn Mugirën. Pejgamberi ﷺ iu drejtua Ebu Talibit: “O xhaxhai im, thuaj “la ilahe il-lallah”, fjalë me të cilën do të dëshmoja për ty tek Allahu!” Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebu Umeje i thanë: “Vallë, mos do ta braktisësh fenë e Abdulmutalibit? I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ndaloi së propozuari ato fjalë Ebu Talibit, por ata ia përsërisnin të njëjtat kundërpërgjigje, derisa qëndrimi i fundit i Ebu Talibit ishte se do të mbetej në fenë e Abdulmutalibit, duke refuzuar të thoshte “la ilahe il-lallah”. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Do të kërkoj falje për ty derisa të më ndalohet.” Atëherë Allahu i Madhëruar shpalli: “Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët...” (Teube, 113) Po ashtu, për çështjen e Ebu Talibit, Allahu iu drejtua të Dërguarit të Tij ﷺ: “Në të vërtetë, ti (o Muhamed) s'mund ta udhëzosh në rrugën e drejtë atë që ti dëshiron, por Allahu udhëzon kë të dojë.” (Kasas, 56) Ibn Abasi, në lidhje me fjalën: ﴾أُولِي الْقُوَّةِ﴿ (Uli kuveh) ka thënë: Nuk mund të ngrenë një grup njerëzish (76). ﴾لَتَنُوءُ﴿ (Le tenu'u): Ishin të rëndë (76). ﴾فَارِغًا﴿ (Fariga): Zemra e saj u bë e zbrazët nga çdo gjë, përpos përmendjes së Musait (10). ﴾الْفَرِحِينَ﴿ (El-ferihine): Ata që janë mendjemëdhenj (76). ﴾قُصِّيهِ﴿ (Kusihi): Përcilli gjurmët e tij (11). Ose, kuptimi mund të jetë: që të rrëfejë tregimin, sikurse tek ajeti: “Ne të rrëfejmë ty.” (Jusuf, 3) ﴾عَنْ جُنُبٍ﴿ (An xhunubin): Nga larg (11). ﴾يَبْطِشُ﴿ (Jebtishu): Ta rrëmbejë (19). ﴾يَأْتَمِرُونَ﴿ (Jetemirune): Konsultohen (20). ﴾آنَسَ﴿ (Anese): Ai pa (29). ﴾جَذْوَةٍ﴿ (Xhedhvetin): Copë druri, që është i vrazhdë e nuk ka flakë (29). ﴾رِدْءًا﴿ (Rid'en): Ndihmëtar (34). Disa të tjerë kanë thënë: ﴾سَنَشُدُّ﴿ (Po ta bëjmë krah (vëllanë tënd)): Do të të ndihmojmë; sepse, këdo që e mbështet, vetëm se i ke bërë krah atij (35). ﴾مَقْبُوحِينَ﴿ (Makbuhine): Të shkatërruar (42). ﴾وَصَّلْنَا﴿ (Vessalna): E sqaruam dhe e plotësuam (51). ﴾يُجْبَى﴿ (Juxhba): U sillen (57). ﴾بَطِرَتْ﴿ (Betirat): Shfrenim (58). ﴾فِي أُمِّهَا﴿ (Fi umiha): (Umul kura) Nëna e vendbanimeve është Meka dhe ajo që është përreth saj (59). ﴾تُكِنُّ﴿ (Tukinu): Fsheh (69). ﴾وَيْكَأَنَّ اللَّهَ﴿ (Vejke en Allahe) (82): Është e njëjtë sikurse ajeti: “A nuk po e shohin, se Allahu i jep furnizim atij që do Ai dhe ia pakëson?” (Rrum, 37)”