“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Tërhiqua vërejtjen farefisit tënd më të afërt” , (Shuara, 214) i Dërguari i Allahut ﷺ filloi të thërrasë: “O ju kurejshë! Blijeni veten tuaj, se unë nuk mund t'ju bëj dobi asgjë para Allahut! O benu abdumenafë, nuk mund t'ju bëj dobi asgjë para Allahut! O Abas ibn Abdulmutalib, nuk mund të të bëj dobi asgjë para Allahut! Oj Safije, halla e të Dërguarit të Allahut, nuk mund të të bëj dobi asgjë para Allahut! Oj Fatime, e bija e Muhamedit, më kërko ç'të duash nga pasuria ime, por para Allahut nuk mund të të bëj dobi asgjë!” Transmetimin e Shuajbit e fuqizon Asbegu nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi.”